Urime Katërvjetori i Pavarësisë

Prishtinë, 16 Shkurt 2012

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK),të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës ju uron Përvjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, duke ju dëshiruar paqe, zhvillim, begati, lumturi e mirëqenie.

 

Lexo komunikatën në tërësi

 

 

 

Komunikatë për medie

Prishtinë, 10 Shkurt 2012

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), fuqimisht kundërshton vendimin e KEK-ut për ngritjen e tarifave të energjisë elektrike.

 

Lexo komunikatën në tërësi

 

 

Komunikatë për medie

Prishtinë, 06 Shkurt 2012

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), më 1 shkurt 2012 organizoi promovimin e librit “UDHËKRYQET E PENSIONISTËVE TË KOSOVËS”, të autorit Fazli Kajtazi.

 

Lexo komunikatën në tërësi

 

 

 

Komunikatë për medie

Prishtinë, 03 Shkurt 2012

Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave (ITUC) ka njoftuar mbështetjen e dhënë për zëvendës Drejtor të Përgjithshëm të ri të ILO-s, Guy Rider  cili do të zëvendësoj drejtorin aktual  z. Juan Somaviu.

 

Lexo komunikatën në tërësi

 

 

 

Komunikatë për medie

Prishtinë, 31. Janar 2012

Më  30 dhe 31  janar 2012,  Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës e ka vizituar një delegacion  dhjetë anëtarësh i Këshillit Ekonomiko Social (EESC).

 

Lexo komunikatën në tërësi

 

 

 

Komunikatë për medie

Prishtinë, 20. Janar 2012

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) më 13 dhjetor 2011 në Torino Itali, ka organizuar Seminar pesë ditor me temën ,,Fuqizimi i Enteve Kombëtare për Dialogun Social Tre palësh në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi”.

 

Lexo komunikatën në tërësi

 

 

 

Punimet e Këshillit Drejtues të BSPK-së

 

Prishtinë, 22.dhjetor 2011

 

Nën kryesinë e Haxhi Arifit, kryetar, më 20 dhjetor  2011, është mbajtur mbledhja konstituive e Këshillit Drejtues të BSPK-së.

 

Lexo komunikatën në tërësi

 

 

 

 

Kongresi i VI-të i jashtëzakonshëm zgjedhor i BSPK-së

 

Prishtinë, 05. dhjetor 2011

 

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, BSPK më 2 dhjetor 2011, në Gjakovë mbajti Kongresin e VI-të jashtëzakonshëm zgjedhor.

 

 

Lexo komunikatën në tërësi

 

 

 Mbrojtja dhe Siguria në Punë

 

Prishtinë, 30.nentor 2011

 

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) organizoi, Konferencë Kombëtare me temën Mbrojtja dhe Siguria në Punë më 25 nëntor 2011 në Hotelin Emerald.

 

Lexo komunikatën në tërësi

 

 

 

 

URIME 28 NENTORI

 

Prishtinë, 28. nëntor 2011

 

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ua uron festën e 28 Nëntorit Dita e Flamurit Kombëtar Shqiptar!

 

 

 

Konferencë- Mbrojtja dhe siguria në punë 

 

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) organizon Konferencë Kombëtare me temën Mbrojtja dhe Siguria në Punë, më 25 nëntor 2011 në Hotelin Emerald. Ky aktivitet organizohet në partneritet me organizatën turke të punëdhënësve MESS në kuadër të projektit të financuar nga Komisioni Evropian – Urat Lidhëse të Bashkëpunimit për Mbrojtjen dhe Sigurinë në Punë (European Cooperation Bridges on Occupational Health and Safety – ECBOHS). Në këtë konferencë do të marrin pjesë Sindikatat, Rrjeti i Grave dhe të Rinjve, përfaqësues të sindikatave ndërkombëtare, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Oda Ekonomike e Kosovës, Inspektorati i Punës, Zyra e Komisionit Evropian në Kosovë, përfaqësues të ambasadave, OJQ-të, ekspertë lokal, ndërkombëtarë etj.

 

 

URIME FESTA E KURBAN BAJRAMIT

 

Prishtinë, 4. nëntor 2011

 

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ua uron festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve mysliman.

 

 

Tryezë diskutimi - Siguria dhe Mbrojtja e Shëndetit në Punë

 

Prishtinë, 28. tetor 2011

 

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në bashkëpunim me Shoqatën Kosovare për Mbrojtje në Punë KOSHA, më 24 tetor 2011 në Hotel Prishtina, organizuan Tryezë diskutimi.

 

Lexo komunikatën në tërësi

 

 

Vendimi Zviceran cilësohet i paligjshëm për ndalimin e dhënies së pensioneve për Kosovarët

 

Prishtinë, 19. tetor 2011

Vendimi i Qeverisë së Zvicrës për ndërprerjen e Marrëveshjes mbi Sigurimet Shoqërore Zvicër-Kosovë u shpall i paligjshëm.

 

 

Lexo komunikatën në tërësi

 

Dita botërore për punë me dinjitet

Prishtinë, 4. Tetor 201
1
Me datën 7. Tetor 2011 do të promovohet dita botërore për punë me dinjitet. Kjo iniciativë e filluar nga Konfederata e Sindikatave Botërore ITUC këtë vit do të zhvillohet për herë të katërt. Për më shumë informata ju lutemi të vizitoni uebfaqen: www.wddw.org


Kliko në videon më lartë për të shikuar videospotin promovues për ditën e katërt botërore për punë me dinjitet.

 

Komunikatë për media

Prishtinë, 29. Shtator 2011

Kryetari i BSPK-së Haxhi Arifi dhe Dafina Mehaj zyrtare për Marrëdhënie Ndërkombëtare, morën pjesë në Shkollën e IV- të, Verore Sindikale- ITUC- PERC.

Lexo komunikatën në tërësi

 

 

URIME FESTA E FITËR BAJRAMIT

Prishtinë, 29. Gusht 2011

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës të gjithë besimtarëve mysliman ua uron festën e Fitër Bajramit me lutjen që në të gjitha shtëpitë të mbretërojë paqja, harmonia dhe ngrohtësia familjare.

 

 

Komunikatë për medie

Prishtinë, 30. Qershor 2011

Zyra e projektit TACSO – në Kosovë në bashkëpunim me Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile  me  28 qershor 2011, organizuan punëtorinë me temën “Përfshirja e shoqërisë civile në procesin e hartimit të legjislacionit.

Lexo komunikatën në tërësi

 

Komunikatë për medie

Prishtinë, 29. Prill 2011

Me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK)  me përkrahje nga Friedrich-Ebert-Stiftung (FES)ka organizuar Tryezë të rrumbullakët në temën: 1 Maji - festë apo protestë?

Lexo komunikatën në tërësi

 

Komunikatë për medie

Prishtinë, 28. Prill 2011

Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung - FES në bashkëpunim me Shoqatën Kosovare për Mbrojtje në Punë – KOSHA, më 28 prill 2011, në Hotel Prishtina, organizuan Tryezë diskutimi për shënimin e Ditës botërore për siguri dhe shëndet në punë.

Lexo komunikatën në tërësi

 

Komunikatë për medie

Prishtinë, 20. Prill 2011

Punëtorët e Fabrikës " FAN" të Podujevës që tre ditë janë në grevë para fabrikës duke kërkuar informata pë paga dhe rritjen e pagave konform inflacionit dhe kushteve për jetesë.

Lexo komunikatën në tërësi

 

Komunikatë për medie

Prishtinë, 15. Prill 2011

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, morri pjesë në tryezën, Politikat Sociale në Kosovë: Prioritet dhe Sfidat, me 12 prill 2011.

Lexo komunikatën në tërësi

 

Komunikatë për medie

Prishtinë, 24. Mars 2011

Nën kryesinë e Haxhi Arifit, kryetar, më 9 mars 2010, është mbajtur mbledhja e rregulltë e rradhës e Këshillit Drejtues të BSPK-së.

Lexo komunikatën në tërësi

 

Komunikatë për medie

Prishtinë, 21. Mars 2011

Delegacioni i BSPK-së i kryesuar nga kryetari Haxhi Arifi, me 18 mars 2011 takuan Presidentin e Republikës së Kosovës Behxhet Pacollin.

Lexo komunikatën në tërësi

 

Komunikatë për medie

Prishtinë, 10. Mars 2011

Këshilli Drejtues i BSPK-së, në mbledhjen e vet të mbajtur me 09.03.2011, krahas shqyrëtimit të pregaditjeve për Kongresin V, shqyrëtoi edhe kërkesën e Federatës  Sindikale të Metalurgjisë dhe Industrisë Kimike të Kosovës (FSMIKK),me të cilën shprehej vullneti i punëtorëve për anëtarësimin e tyre në BSPK dhe mori vendim unanim që e njëjta të pranohet në kuadër të BSPK-së,me të drejtat dhe obligimet që parasheh Statuti i BSPK-së.

 

Komunikatë për medie

Prishtinë, 14. Shkurt 2011

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifi po merr pjesë në Kongresin e BE-së, për Shoqëri Civile në Stamboll, Turqi nga (10-12 shkurt 2011).
Gjithashtu në këtë Kongres, janë të pranishëm edhe Komisioneri Evropian për zgjerim z. Shtefan Fyle, Ministri i Turqisë për Integrime Evropiane, si dhe shumë përfaqësues të Shoqërisë Civile  nga Balkani Perëndimor, ku Komisioni Evropian ju ka dhënë 32 projekte me vlerë prej 10 milion euro.



Komunikatë për media

Prishtinë, 2. Shkurt 2011

Shoqata Sindikale e “ Feronikeli ”-t  nga Drenasi, e udhëhequr nga Kryetarit Fehmi Nika, me dt 28.01.2011  mbajti i kuvendin e saj në përbërje të plotë.
Meqë pikat e rendit të ditës kishin të bëjnë lidhur me marrjen e disa vendimeve të rëndësishme për këtë subjekt sindikal, kuvendi i saj u monitorua nga ana e Kryetarit të BSPK-së Z. Haxhi Arifi.

Lexo komunikatën në tërësi

 

Komunikatë për media

Prishtinë, 23. Dhjetor 2010

Më 21.12.2010 u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Sindikatës së Pavarur të Agrokompleksit të Kosovës. Delegatët e këtij Kuvendi miratuan Rregulloren e Punës, Raportin e Punës dhe ate të Financave, si dhe Statutin me disa ndryshime në te. Kuvendi zgjodhi Komisionin Statutar, Këshillin Mbikëqyrës dhe Kryesinë e re prej 5 anëtarësh, ndërsa me vota të fshehta për kryetar të këtij subjekti sindikal u zgjodh Alush Hoti. Punimet e Kuvendit i përcolli dhe i monitoroi nënkryetari i BSPK-së, Xhafer Xhaferi.
 

Komunikatë për media

Prishtinë, 23. Dhjetor 2010

Pas një sërë procesesh gjyqësore, duke filluar që nga Gjykata Komunale e Ferizajt, më 2001 e deri tek ajo Kushtetuese, punëtorët e Fabrikës së Tubave, kanë arritur që në mënyrë ligjore, të fitojnë të drejtën e tyre. Atyre u është njohur e drejta për kompensim të mjeteve materiale financiare, për kohën e largimit të tyre të dhunshëm nga fabrika, nga forcat serbe që nga viti 1990. Kryetari i Shoqatës Sindikale të kësaj Fabrike, Ali Azemi, pohoi se sipas vendimit të Gjykatës Komunale të Ferizajt i njohur edhe nga Gjykata Supreme e Kosovës, punëtorëve u është njohur e drejta edhe në asetet e luajtshme dhe të paluajtshme, andaj nëse Qeveria dhe AKP-ja nuk i paguajnë paratë sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Fabrika e Tubave do të bëhet pronë e tyre.
Lexo komunikatën në tërësi

 

Komunikatë për media

Prishtinë, 20. Dhjetor 2010

Këto ditë jemi dëshmitarë të rritjes së çmimeve të bukës dhe të shumë artikujve ushqimorë. BSPK-ja shpreh shqetësimin e vet dhe reagon ashpër për këtë dukuri e cila direkt atakon popullatën e Kosovës e sidomos shtresën e cila jeton në varfëri të skajshme. Rritja e këtyre çmimeve e rrezikon standardin e më shumë se 70% të popullatës. BSPK-ja kërkon nga Qeveria e Kosovës që të intervenojë me mjete të nevojshme në mënyrë që çmimi i bukës të mos ngritet dhe të bëhet i papërballueshëm për shumicën e punëtorëve dhe qytetarëve të Kosovës.
Lexo komunikatën në tërësi

 

Komunikatë për media

Prishtinë, 10. Dhjetor 2010

Në bazë të vendimeve të Këshillit Drejtues të BSPK-së të dt.7
tetor 2010, Komisioni për përgatitjen dhe organizimin e Kuvendit Zgjedhor të BSPK-së
kishte caktuar 30 nëntorin si datë të mbajtjes së Kuvendit II Zgjedhor i Rrjetit të Gruas
(RrG) të BSPK-së. Kuvendi në fjalë u mbajtë në datën e lartëpërmendur në lokalet e
Qendrës së Studentëve në Prishtinë, ndërsa në punimet e tij muarrën pjesë 62 delegate
nga 73 sa ishin caktuar nga SP-të, që përfaqësonin anëtarësinë e grave sindikaliste të:
SBASHK-ut (29 delegate); FSSHK-ja (26); SPK-ja (11); SPJK (3), SPVKBK (2) dhe
SPAgK (2 delegate). Kryetari i BSPK-së Haxhi Arifi, përshëndeti Kuvendin Zgjedhor të
RrG, duke i dëshiruar punime të suksesshme.
Lexo komunikatën në tërësi

 

Komunikatë për media

Prishtinë, 9. Nëntor 2010

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 3 Nëntor 2010, i dhanë dritën
e gjelbër Ligjit të Punës. Ky Ligj ishte prioritet dhe kërkesë e kahershme e Bashkimit të
Sindikatave të Pavarura të Kosovës, si përfaqësuese e punëmarrësve dhe artikuluese e
kërkesave të tyre. Me organizimin e tryezave dhe konferencave, shkrime e botime te
ndryshme rreth mungesës së Ligjit të Punës, propozime konkrete për amendamentimin e
Projektligjit të Punës, si dhe në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e shoqërisë civile,
BSPK-ja ka dhënë kontributin e saj që puna e përbashkët të kurorëzohet me sukses, në
mënyrë që për herë të parë në Kosovën e pavarur, të punësuarit kosovar të ketë një Ligj të
Punës të punuar nga vet kosovarët. Gjatë procedurës së amandamentimit të tij, Bashkimi i
Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka propozuar 26 Amandamente, prej të cilave 19 janë
aprovuar.
Lexo komunikatën në tërësi

BSPK

  • BSPK-ja është Sindikata e vetme në Kosovë e antarësuar në organizatat sindikale Evropiane dhe Botërore.
    Kliko në nyjet më poshtë për të vizituar web-faqet e këtyre organizatave.


Kyqja në E-Mail për stafin e BSPK-së.